Një avion i vjetër rrëzohet në Alpet e Zvicrës, 20 të vdekur

Një avion i vjetër rrëzohet në Alpet e Zvicrës, 20 të vdekur

Një avion i vjetër që u shërbente turistëve për fluturime panoramike mbi Alpe është rrëzuar të shtunën në malin Piz Segans.

Avioni i modelit HB-HOT Ju-52 i përkiste kompanisë Ju-Air, me qendër në Duenbendorf, dhe është prodhuar në periudhën mes viteve 1931-1952. Ai është një  mjet fluturues i aeronautikës ushtarake zvicerane, me kapacitet 17 pasagjerë dhe 3 pjesëtarë ekuipazhi.

Mediat lokale kanë raportuar se vendet në fluturimin panoramik mbi Alpe ishin prentouar të gjitha. Viktimat janë shtetas zviceranë dhe një familje austriake me 3 pjesëtarë.   

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të panjohura.

Ky është aksidenti i dytë ajror i kësaj natyre gjatë fundjavës. Një tjetër aksident në të cilin u përfshi një avion i vogël u rrëzua në pyjet e Zvricrës qendrore, ku humbi jetën një familje prej katër personash. Avioni ishte nisur drejt Francës. Shkaqet e rrëzimit mbeten gjithashtu të panjohura.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy