Helmimi i Alexei Navalni, BE kërkon vënien para drejtësisë së autorëve

Helmimi i Alexei Navalni, BE kërkon vënien para drejtësisë së autorëve

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen i është bashkuar kancelares Merkel dhe ka dënuar ashpër helmimin e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalni.

Von der Leyen kërkoi nga autoritetet ruse që ngjarja të zbardhet sa më shpejtë dhe autorët e këtij sulmit, të cilin e ajo e cilësoi “të turpshëm”, të vihen përpara drejtësisë.

“Jam informuar nga kancelarja Merkel se lideri opozitar rus, Navalny është sulmuar me agjent nervor në shtetin e tij. Ky është akt i turpshëm dhe frikacak. Kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”, u shpreh shefja e BE.

Ndërsa Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell tha se blloku i ka dënuar helmimet “në shkallën më të fuqishme”.

 “Përdorimi i armëve kimike nën çfarëdo kushte është plotësisht i papranueshëm dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar”, deklaroi Borrell, duke bërë thirrje që Moska të hetojë incidentin.

Alexei Navalny, i njohur si kritiku më i madh vendas i presidentit rus, Vladimir Putin u ndje keq në 20 gusht dhe që prej asaj dite është në koma, ndërsa kthehej nga një udhëtim në Tomsk.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy