
Baza Ushtarako-Detare e Shëngjinit duhet të marrë vëmendje dhe ti rikthehet funksionit, në mbrojtje të kufirit detar. Kërkesa ka ardhur nga ish ushtaraket detar, në 50-vjetorin e hapjes së kësaj baze, ku u organizua një ceremoni nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, me pjesëmarrjen e autoriteteve lokale si dhe ish-komandës së Forcës Detare.



