
Disa vende në Evropë kanë shënuar kthim mbrapa në politikat e tyre mbi barazinë dhe ligjet në komunitetin LGBT. Ky është një prej përfundimeve të raportit të Shoqatës Ndërkombëtare të LGBTI (ILGA) në Europë.
Një nga vendet ku është shënuar regres është Bullgaria, ku janë hequr mundësitë për kategorinë trans që të ndryshojnë emrat ose gjininë në dokumentet zyrtare.
“Në Serbi dhe Kosovë, qeveritë nuk kanë arritur të rinovojnë planet e veprimit për barazinë gjinore”, thuhet në raport.
Hungaria dhe Turqia kanë shënuar regres gjithashtu.
Renditja në mbarë Evropën tregon një pikëpamje veçanërisht të zbehtë për komunitetet LGBT në Evropën Lindore.
Azerbajxhani renditet vendi i fundit në Evropë për politikat dhe ligjet e barazisë LGBT, ndërsa Turqia dhe Armenia janë respektivisht në vend të dytë dhe të tretë.
Në anën tjetër të grafikut, Malta radhitet në vendin e parë për të katërtin vit radhazi dhe pasohet nga Belgjika dhe Luksemburgu.



