Reshjet e borës në Kukës/ Prefekti: Nuk ka asnjë rrugë të bllokuar, probleme me energjinë elektrike në disa zona

Reshjet e borës në Kukës/ Prefekti: Nuk ka asnjë rrugë të bllokuar, probleme me energjinë elektrike në disa zona

Prefekti i qarkut të Kukësit Zenel Kuçana deklaron në edicionin e lajmeve në MCN TV se të gjitha rrugët janë të aksesueshme për qarkullimin e mjeteve, pas reshjeve të borës që përfshinë Veriun e vendit.

Ai u shpreh se problematika e vetme lidhet me energjinë elektrike, ku ka ndërprerje të furnizimit në disa zona.

Aktualisht të gjitha rrugët e qarkut janë të aksesueshme. Kontraktorët kanë qenë në krye të detyrës dhe s’ka pasur asnjëherë bllokim. Ka pasur probleme të furnizimit me energji elektrike në disa njësi administrative, Margegaj, ku grupet e riparimit janë në krye të detyrës, dhe në disa fshatra të Tropojës, dhe Lekbibaj. Nuk ka ndonjë sasi të madhe bore. Uji i pijshëm është normal. Nuk ka ndonjë problem, përjashtuar problemet me energjinë elektrike. Nuk ka asnjë problem sa i përket lëvizjes në rrugë kalimet nacionale apo urbane”, u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy