Si pijet freskuese po bëjnë që testi i Covid-19 të rezultojë pozitiv

Si pijet freskuese po bëjnë që testi i Covid-19 të rezultojë pozitiv

Fëmijët gjithmonë do të gjejnë një mënyrë dinake për të mos ikur në shkollë, dhe hileja e fundit është të bëjnë që testi i shpejtë i Covid-19 të rezultojë pozitiv duke përdorur pije freskuese.

Video të trikut se si mund të bëhej kjo hile qarkulloi në rrjetin social Tik-Tok që prej muajit dhjetor.

Pra se si lëngjet e frutave, kola dhe fëmijët mund të mashtrojnë testet Covid-19 ?

Jam munduar ta zbuloj.

Së pari mendova të provoja një herë pretendimet dhe kështu që hapa një shishe kola dhe lëng portokalli dhe pastaj derdha disa pika të vogla në testet e shpejta.

Sigurisht disa minuta më vonë, dy vijat u plotësuan në test duke treguar se kishte prani të virusit Covid-19.

The acidity of many soft drinks and fruit juices can lead to false positives in the Covid-19 lateral flow test but still be negative with a PCR test (Credit: Mark Lorch)

Vlen të kuptohet se si funksionojnë këto teste. Pra nëse hapni një paketim të testit të shpejtë do të gjeni materialin rrip si letër i quajtur nitrocelulozë dhe një pikë e kuqe e vogël e fshehur nën plastikën, poshtë vijës T.

Nën vijën e kuqe janë antitrupat që lidhen me virusin Covid-19. Ato janë të bashkëngjitura dhe në nanopjesëzat e arit, të cilat të lejojnë të shihni se ku janë antitrupat në pajisje.

Kur ju bëni një provë, ju përzieni kampionin tuaj me një lëng të tamponit duke siguruar që kampioni të mbetet me pehashin optimal, para se ta derdhni në shirit.

Lëngu ngre shiritin e nitrocelulozës, arin dhe antitrupat. Dhe ky i fundit lidhet gjithashtu me virusin, duke treguar nëse është i pranishëm apo jo.

Por si është e mundur që pijet freskuese të shkaktojnë një vijë të kuqe në test? Një mundësi është që pijet përmbajnë diçka që antitrupat e njohin dhe lidhen me të.

Një shpjegim shumë më i mundshëm është se diçka në pije po ndikon në funksionin e antitrupave. 

Një sërë lëngjesh, nga lëngu i frutave te kola, janë përdorur për të mashtruar testet, por të gjithë kanë një gjë të përbashkët - ato kanë shumë acide. 

Acidi citrik në lëngun e portokallit, acidi fosforik në kola dhe acid malik në lëngun e mollës u japin këtyre pijeve një pH midis 2.5 dhe 4.

Këto janë kushte mjaft të vështira për antitrupat, të cilat kanë evoluar për të punuar kryesisht brenda qarkullimit të gjakut, me pH e saj pothuajse neutral prej rreth 7.4.

Ruajtja e një pH ideal për antitrupat është thelbësore për funksionin e testit, dhe kjo është puna e tretësirës së lëngshme të tamponit me të cilën ju përzieni kampionin tuaj, të siguruar me provën. 

Nëse përzieni kola në test- siç tregohet në këtë pretendimit të një politikani australian se testimi masiv është i pavlefshëm - atëherë testet e shpejta dalin fiks ashtu siç ju prisni, negativ.

Pra, pa zbutësin (lëngun e testit), antitrupat në test janë plotësisht të ekspozuar ndaj pH acid të pijeve. 

Dhe kjo ka një efekt në strukturën dhe funksionin e tyre. 

Antitrupat janë proteina, të cilat përbëhen nga blloqe ndërtimi të aminoacideve, të bashkuara për të formuar zinxhirë të gjatë dhe linearë. 

Këto zinxhirë bashkohen në struktura shumë specifike. Edhe një ndryshim i vogël në zinxhirë mund të ndikojë në mënyrë dramatike në funksionin e një proteine. 

Këto struktura mirëmbahen nga një rrjet prej mijëra ndërveprimesh midis pjesëve të ndryshme të proteinave. Për shembull, pjesët e ngarkuara negativisht të një proteine ​​do të tërhiqen nga zona me ngarkesë pozitive.

Por në kushte me acide, proteina ngarkohet gjithnjë e më pozitivisht . 

Si rezultat, shumë nga ndërveprimet që mbajnë proteinë së bashku janë ndërprerë dhe struktura delikate e proteinës është prekur dhe ajo nuk funksionon më si duhet. 

Në këtë rast, ndjeshmëria e antitrupave ndaj virusit humbet, shkruan Mark Lorch për BBC.

Një shpjegim tjetër i mundshëm është se antitrupat e palëvizshëm në vijën T rrinë drejtpërdrejt në grimcat e arit ndërsa kalojnë, duke prodhuar rezultatin pozitiv të rremë të shkaktuar nga kola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy