Krasniqi: Zgjedhjet brenda Vetëvendosjes me një kandidat, mungesë demokracie. Presion në rritje ndaj Kurtit

Krasniqi: Zgjedhjet brenda Vetëvendosjes me një kandidat, mungesë demokracie. Presion në rritje ndaj Kurtit

Analisti Milazim Krasniqi, i komenton si mungesë demokracie, zgjedhjet e brendshme të mbajtura një ditë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje, me kandidatin e vetëm Albin Kurti.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve të MCN Tv, ai tha se Vetëvendosje ka shumë kandidatë brenda saj dhe është një konglomerat i rrymave të ndryshme dhe grupeve të ndryshme, ku secili prej tyre paraqet një farë fraksioni brenda partisë, pavarësisht se të gjithë janë rreshtuar pas Albin Kurtit dhe marrin favore në parti.

Sipas tij, fatkeqësisht në Kosovë, është bërë një praktikë e keqe për të bërë zgjedhje sa për adet dhe se nuk janë zgjedhje të mirëfillta.

Ishte praktikë e njohur, që del një kandidat dhe të gjithë rreshtohen pas tij dhe merr 98.60% të votave. Zgjedhjet në Lëvizjen Vetëvendosje kanë filluar në mars, kanë qenë zgjedhje pa ndonjë transparencë.

Shumë kandidatëve iu është marrë e drejta që të kandidojnë dhe kjo përbën një njollë për këto zgjedhje dhe s’ka të bëjë fare me demokracinë.

Është vendosur një precedent i ri, ndalimi i të drejtës së anëtarëve që të konkurrojnë. Presionet mbi Kurtin dhe nga faktori ndërkombëtar po rriten. Si nga faktori i brendshëm edhe ai i jashtëm.

Sa i takon propozimit të Presidencës çeke, që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të jetë në rend të ditës në takimin e grupit të punës të Këshillit Europian, më 13 tetor, Krasniqi tha se tashmë kjo temë në Kosovë përcillet me indiferencë dhe skepticizëm.

Qytetarët e Kosovës kanë pritur jashtëzakonisht gjatë dhe është krijuar një farë skepticizmi. Nëse bëhet mirë, por edhe nëse nuk bëhet qytetarët e Kosovës janë mësuar me këtë lloj izolimi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy