Rusia mbron Serbinë nga Ramush Hardinaj

Rusia mbron Serbinë nga Ramush Hardinaj

Ministria ruse e Punëve të Jashtme të Rusisë ka reaguar për “deklaratat agresive” të Ramush Haradinajt, duke i dënuar ato, pasi që ish kryeministri kosovar ka akuzuar rëndë Serbinë dhe lidershipin atje lidhur me Kosovën dhe shqiptarët.

“Vlerësojmë si të papranueshme mungesën e përgjigjes adekuate të mbështetësve të Prishtinës, para se gjithash të BE-së dhe SHBA-së pas deklaratave të tilla ekstremiste. A i vlerësojmë normale  ato deklarata partnerët ndërkombëtarë? A janë të pranueshme deklarata të tilla në Evropën bashkëkohore? A po solidarizohen me Haradinajn Uashingtoni dhe Brukseli”, pyet zyra për informim e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme në njoftim, transmeton lajmi.net.

Kjo ministri tutje thekson se me keqardhje e kanë pritur edhe vendimin e gjykatës franceze për lirimin  e Haradinajt, duke, siç thekson kjo ministri, injoruar kërkesën ligjore të palës serbe për ekstradim.

“Kërkesa ishte e drejt ndaj personit që akuzohet për krime, kidnapime dhe dhunime”, thekson MPJ-ja ruse.

“Kjo tregon se kuazi shteti i Kosovës është burim kryesor i destabilitetit në rajon dhe është i dhënë ndaj aspiratave shqiptaromëdha të cilat mund të çojnë deri te konfliktet ndëretnike dhe paraqesin potencial për përleshje në Ballkan”, thuhet në fund.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy