Kryeministri i Polonisë synon referendum mbi çështjen e pranimit të emigrantëve

Kryeministri i Polonisë synon referendum mbi çështjen e pranimit të emigrantëve

Në Poloni mund të mbahet një referendum, ku qytetarët do të pyeten nëse mbështesin pranimin e "mijëra emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe Afrika". 

Referendumi synohet të mbahet nga partia në pushtet. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri Mateusz Morawiecki njoftoi pyetjen e referendumit. Morawiecki tha se pyetja do të jetë: “A e mbështesni pranimin e mijëra emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe Afrika nën mekanizmin e vendosur të zhvendosjes së detyruar nga burokracia evropiane?” Qëllimi i mazhorancës është që referendumi të mbahet më 15 tetor, në të njëjtën datë me zgjedhjet parlamentare. 

Qeveria polake synon të mbajë referendumin së bashku me zgjedhjet parlamentare, të planifikuara për 15 tetor. Partia në pushtet i konsideron emigrantët e ardhur nga bota myslimane, si një kërcënim për identitetin kulturor dhe sigurinë e kombit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy