“Time”: Salvini, fytyra e re e Europës

“Time”: Salvini, fytyra e re e Europës

“Fytyra e re e Europës”. Kështu titullohet numri i radhës i revistës “Time”, e cila ia ka kushtuar kopertinën zv.kryeministrit italian, Matteo Salvini. “Time” e përshkruan Salvini i “cari i emigracionit në Itali që rrezikon shpërbërjen e BE-së”.

“Po punojmë për të rikuperuar shpirtin europian që është tradhtuar nga vetë ata që e drejtojnë Bashkimin Europian”, shprehet Salvini në intervistën e dhënë revistës amerikane.

“Është e qartë që dinamikat europiane duhet të ndryshojnë. Korrespondentja e “Time” në Itali, Vivienne Walt, e cila ka realizuar intervistën, e përshkruan Salvinin si “njeriun që ia kanë frikën më shumë në Europë”, “kapiteni që po trondit establishmentin europian dhe që kërcënon të përmbysë sistemin politik që është përfshirë nga një valë populizmi në 3 vitet e fundit”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy