“Tregtarët, fajtorë për rritjen e çmimeve”/ Biba: Hallka më problematike janë grumbulluesit (VIDEO)

“Tregtarët, fajtorë për rritjen e çmimeve”/ Biba: Hallka më problematike janë grumbulluesit (VIDEO)

Fermerët pas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Konkurrencës konfirmojnë se janë tregtarët që rrisin çmimet e produkteve të tyre deri në 100%.

Në tregun e shumicës në Lushnjë, MCN vëzhgoi nga afër çmimet e produkteve vendase ku dukshëm vihet re një rënie e shitjes.

Prodhuesit akuzojnë tregtarët se kërkojnë t’ua blejnë produktet sa më lirë.

Vetë kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba tha për MCN se nga rezultatet e deritanishme të hetimit, del në pah se hallka më problematike e zinxhirit janë grumbulluesit.

Biba tha se përveç tregut të fruta perimeve, dyshime për abuzime ka edhe me tregtimin e qumështit pluhur.

Nga momenti që ka evazion është e vështirë që ne të mbyllim qarkun sepse qarku fillon që tek dogana. Nëse ti fut… Sa qumësht pluhur futet? Sa qumësht po i mblidhet blegtorëve? Me këtë qumësht a realizohet gjithë ky prodhim djathi, apo mos po vjen dhe qumësht pluhur. Nga doganat ne kërkojmë informacion dhe na rezulton një përqindje fare e vogël. Pra vjen shumë pak qumësht pluhur. Një dhe një bëjnë dy, patjetër që ka evazion të brendshëm. Ose në dogana nuk raportohet shifra e saktë sesa hyn. Bujqit thonë se kompanitë e mëdha po i shesin qytetarëve, nënprodukte me qumësht pluhur. Doganat thonë “Jo”, nuk hyn aq qumësht pluhur sa për të prodhuar kaq shumë.

Biba shprehu shqetësimin lidhur me kompetencat e kufizuara të Autoritetit për të ndërhyrë, ndaj njoftoi se po hartojnë një draft ku propozojnë ndryshime të reja për institucionin. Lidhur me hetimet që ndërmarrin, Biba tha se nuk kryhet me rendiment të plotë, pasi mungojnë kapacitetet.

Një ditë më parë Autoriteti i Konkurrencës nisi hetimet për pikat e grumbullimit dhe të shumicës në disa bashki në vend, të cilët shtrenjtuan produktet nga fermeri tek tregtari deri në masën 100 %.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy