Njohja e pensioneve/ Xhani tregon kategorinë që përfiton më shumë: Ka dhe 4 mijë italianë që derdhin kontribute në Shqipëri

Njohja e pensioneve/ Xhani tregon kategorinë që përfiton më shumë: Ka dhe 4 mijë italianë që derdhin kontribute në Shqipëri

Irena Xhani, përfaqësuese e Institutit Kombëtar për Asistencën e Qytetarëve në Itali tha në studion e MCN Economy se ata që përfitojnë më shumë nga marrëveshja e pensioneve mes dy vendeve janë ata që nuk plotësonin vjetërsinë punës të detyruar me ligj për të përfituar të drejtën e pensionit,  që janë më pak se 20 vjet në Itali dhe më pas se 15 vjet në Itali.

Sipas Xhanit, kjo marrëveshje erdhi nga vullneti politik, por edhe zëri i vetë qytetarëve.

Ne dimë që kemi mbi 500 mijë bashkatdhetarë që jetojnë e punojnë në Itali.

Indirekt apo direkt këto familje përfitojnë. Dikush është i interesuar direkt, dikush ka një prind, një gjithë. Të gjithë janë përfitues.

Veç shqiptarëve kemi dhe shumë qytetarët italianë që ndodhen në Shqipëri, por thuhet se janë mbi 4 mijë punonjës që kanë kontribute të derdhura në Shqipëri.

Ata që kanë bërë 20 vjet që është baza për të pasur të drejtën e pensionit pasi mbush moshën në Itali i intereson relativisht kjo gjë se pensionin e marrin atje.

Ata që do të përfitojnë më shumë janë ato që nuk hynin te kjo vjetërsi pune të detyruara me ligj për të përfituar të drejtën e pensionit,  që janë më pak se 20 vjet në Itali dhe më pas se 15 vjet në Itali. Këta persona nuk përfitonin.

Tani le t’i kenë bërë kudo këto vite, mund të ketë bërë 7 vjet andej, 8 këtej, pak rëndësi ka. Rëndësi ka që të hyjë 15 vjet duke bashkuar vjetërsinë e  punës Itali-Shqipëri dhe ka një të drejtë pensioni.  

Për vullnetin politik kryesisht, Ne si popull, jemi popull që përshtatemi dhe n kushte padrejtësie dhe kërkojmë pak. Grupi Diaspora 91-19 ka dhënë një provë, ishte një grup profesionistësh, njerëz me kulturë që u mblodhën dhe kërkuar, duke lobuar dhe pas një periudhë të gjatë, se janë gati 6 vjet ia dolën. Po të kërkosh të jepet. Jo gjithmonë politikat i kanë prezent problemet e shoqërisë.

Zëri më i fortë që ai i qytetarit, shoqërisë. 34 vjet janë shumë.

Nga brezi i parë shumë njerëz kanë ndërruar jetë. Ata që nuk kanë përfituar deri tani, ligji nuk t’i jep.

Ata emigrantë që kanë shkuar 10 vjeçarin janë nënshtetas italianë, ata kanë lënë një farë vjetërsie pune dhe tani. Flitet për ata që janë atje, sidomos në vitet e para.

Ata janë të përfshirë direkt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy