BE marrëveshje me Pfizer, porositen 1.8 miliardë doza vaksine kundër Covid

BE marrëveshje me Pfizer, porositen 1.8 miliardë doza vaksine kundër Covid

Bashkimi Evropian është dakortësuar të Shtunën për një zgjatje të kontratës me Pfizer-BioNTech për një potencial 1.8 miliardë doza vaksine kundër Covid-19 deri në vitin 2023.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen përmes një postimi në Twitter ku shkruan se zyra e saj "sapo ka aprovuar një kontratë për 900 milion doza të garantuara”.

Kontrata e re, e cila ka mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së, do të përfshijë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por gjithashtu sigurimin që të gjithë përbërësit thelbësorë duhet të vijnë nga BE.

Komisioni Evropian aktualisht ka një portofol prej 2.3 miliardë dozash nga disa kompani, shkruan Euronews.

"Kontrata të reja dhe teknologji të tjera të vaksinave do të pasojnë," tha von der Leyen në një mesazh në Twitter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy