45 mijë dosje stok në Apel/ Pula: Deri në 1700 çështje për një gjyqtar, sistemi drejt kolapsit

45 mijë dosje stok në Apel/ Pula: Deri në 1700 çështje për një gjyqtar, sistemi drejt kolapsit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm po përballet me një situatë kritike, me rreth 45 mijë dosje stok, duke shkaktuar vonesa të mëdha në dhënien e drejtësisë, që në disa raste zgjasin me vite.

 

Në një analizë për “MCN Live”, gazetari Besmir Pula sjell të dhëna shqetësuese mbi ngarkesën e lartë dhe arsyet që kanë çuar në këtë situatë teksa çdo gjyqtar trajton mesatarisht rreth 1700 dosje në vit. 

 

Mesatarisht çdo gjyqtar trajton aktualisht 1700 dosje në vit, por rritja e stokut është e pandalshme.

Rreth 64% e dosjeve në stok janë civile, të cilat shpesh mbeten pezull për vite me radhë, pasi çështjet penale kanë prioritet për shkak të afateve ligjore.

Situata është përkeqësuar ndjeshëm pas miratimit të hartës së re gjyqësore në vitin 2022, kur u shkrinë disa gjykata Apeli dhe numri i çështjeve për gjyqtar u rrit nga mesatarisht 800–900 në nivele shumë më të larta.

Aktualisht, nga 78 gjyqtarë që parashikon organika, vetëm rreth 39 janë në detyrë, çka e bën të papërballueshme përballimin e fluksit në rritje të çështjeve. 

Sipas të dhënave zyrtare, çdo vit shtohen rreth 4100 çështje të reja, duke e thelluar më tej stokun ekzistues.

 

Sipas Pulës, ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që çojnë në ngadalësimin e efikasitetit në shqyrtimin e dosjeve.

 

Edhe infrastruktura mbetet problematike. Gjykata disponon vetëm 8 salla gjykimi, ndërsa aktualisht funksionojnë 13 trupa gjykuese, 5 në seksionin penal dhe 8 në atë civil.

Si pasojë, koha e pritjes për qytetarët është shumëfishuar, ndërsa sistemi i drejtësisë në Apel po i afrohet kolapsit.

Ekspertët theksojnë se zgjidhja kërkon shtim të numrit të gjyqtarëve, përmirësim të infrastrukturës dhe rritje të sigurisë në gjykata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy