Pajisja me mjete të reja logjistike për Policinë Rrugore ka rritur ndjeshëm sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve, për shmangien e shkeljeve të Kodit Rrugor. Për MCN, specialist i qarkullimit rrugor, Hermes Herindi tha se me prurjen e re, atë të të pajisjes për testimin e drogës në timon, penalitet do të rriten më shumë, nga heqja e lejes së drejtimit deri të burgosja.
Shqetësim për Policinë Rrugore mbeten moshat e reja, që në jo pak raste janë shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor. Por për këtë, specialist Herindi thotë se ekzistojnë she shkaqet përse ndodh një gjë e tillë te këto kategori drejtuesish.
Përpos fortifikimit të flotës me mjete logjistike, Herindi thekson se Policia rrugore ndjek dhe strategji të tjera.
Sa i përket masave administrative, specialist i Policisë Rrugore tha se efektivët aplikojnë më shumë pjesën këshilluese dhe sensibilizuese, se sa gjobën.
Çdo ditë Policia Rrugore vendos masa administrative me një mesatare prej 900 gjobash, ndërsa nuk kanë munguar rastet kur janë pezulluar lejet e drejtimit apo edhe arrestimet nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit.



