
Pak më shumë se një javë nga sulmi i hakerëve që goditi Facebook-un dhe ka vënë në rrezik rreth 50 milionë profile, të dhënat e marra nga ky aulm janë hedhur në shitje në atë që njihet si dark web. Çmimi për të dhënat e një personi është vetëm 3 euro.
Zbulimi është bërë nga “The Independent”, e cila ka konstatuar nëtregun virtual të “anës së errët” të internetit (një pjesë në të cilën mund të kesh akses vetëm me anë të softuerëve të caktuar dhe që përdoret kryesisht për tregti dhe veprimtari të paligjshme), reklama që u ofrojnë blerësve të dhënat personale të përdoruesve të Facebook për një çmim minimal prej 3 dollarësh. Nëse shfrytëzohen nga kriminelët e informatikës, të dhënat mund të përdoren për të kryer vjedhje të identitetit ose për të shantazhuar përdoruesit e rrjetit social. Shkrimi citon edhe një studim të kompanisë “Money Guru”, e cila ka bërë një vlerësim të përgjithshëm të tregut të zi në internet (pa lidhje me hakerimin që iu bë së fundmi Facebook-ut), ku identiteti ynë dixhital nuk vlen më shumë se 850 euro.
Sipas “The Independent”, llogaritë e hakeruara janë në shitje për 3-12 dollarë dhe mund të blihen vetëm duke përdorur valutë dixhitale si i bitcoin. Nëse vlerësojmë në total dëmin, vlera e të dhënave të llogarive të vjedhura arrin nga 150-600 milionë dollarë.



