Këtë të shtunë në vendin tonë do të mbizotërojnë vranësirat, të cilat herë pas here do të sjellin reshje shiu, më të theksuara në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit ndërsa jugu paraqiten vetëm me momente me pika shiu.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore 3°C deri në 20°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë kryesisht mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.



