
NATO duke furnizuar Ukrainën me armë, në fakt hyn në luftë kundër Rusisë.
Është kjo deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Një luftë nukleare është e papranueshme për Rusinë, ndërkohë që Moska synon që të vazhdojë negociatat me Ukrainën.
Vullneti i mirë ka limitet e veta. Dhe nëse nuk është reciprok, kjo nuk do të kontribuonte në një proces diplomatik, por ne gjithsesi do të vazhdojmë që t’i çojmë përpara negociatat me delegacionin e Zelensky.



