Mua më vjen keq që nuk e pata fotografuar shumë më shumë nga ardhja e Nënë Terezës, duhet ta kisha të fotografuar më shumë.
Pjesa fetare na kishte humbur pak, por më tepë njerëzit që ishin pranë kishës e përjetuan, ndërsa ne si një shqiptare me emër.
Ndërsa ne peshën e fesë, nuk e kishim kapur ende ritmin e kishim kapur që në vitet ‘60-të.

Fotografi Roland Tasho rrëfeu në emisionin “Bilardo” në MCN TV momente kulmore të fiksuara në fotografi nga ardhja e Nën Terezës te Papa Vojtila, për të cilin shprehet se shfaqi një lloj mirëdashje për këtë popull të vuajtur, u ndje një lloj afrie.
Fjalimin e mbajti në Muzeun Historik Kombëtar. Fotografët ishin të gjithë në rreth dhe nuk mund të dilje.
Ishim shumë të kufizuar për shkak të protokollit. Unë doja të dokumentoja momentin, por nga pikëpamja artistike, jo atë pamjen ballore.
Duhet të ishe një çik i fortë me bërryla për të kapur pamjen e duhur. Është grinta e profesionit.
Ndërsa lidhur me ngjarjet e vitit 1997 dhe hipjen e protestuesve mbi tank thotë se ndryshonte nga periudha e 1990-ës, pasi nuk kishte entuziazëm në popull.
Po shpërbënim veten. Nuk ishte entuziazmi i 90-91, greva ishte emocion. Populli ishte kundër popullit.
Nuk kam shumë në këtë periudhë, janë tanket që protestuesit morën në përdorim.
Mbas 2000 filluam ti kthehemi pak qetësisë dhe kaluam në një gjendje më paqësore.
Mbas 42 vitesh fotografoj me pasion dhe emocion.



