Adriatik Llalla: Ambasadorët më kanë kërkuar në zyrë arrestimin e zyrtarëve të lartë

Adriatik Llalla: Ambasadorët më kanë kërkuar në zyrë arrestimin e zyrtarëve të lartë

Kryeprokurori Adriatik Llalla i ftuar sot në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut bëri akuza të tjera në drejtim të ambasadorëve, kur tha se në zyrën e tij kanë shkuar të kërkojnë arrestimin e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar.

“Kanë përfituar nga imuniteti dhe statusi që kanë. Në zyrën time kanë imponuar arrestimin e zyrtarëve të lartë, nuk mund të sjellin fakte, nuk janë oficerë. Kanë kërkuar edhe arrestimin e emrave përkatës, për zyrtarë të niveleve të larta.

I pyetur nëse kanë kërkuar arrestimin e ish-kryeministrit Berisha, Llalla ka thënë se: “Kanë kërkuar arrestimin për ministra dhe ish-ministra. Vlerësoj që e kanë bërë në bazë të opinioneve që kanë, qëndrimi im ka qenë i prerë, nuk vepron organi i akuzës në bazë të kërkesave të tyre por në bazë të provave”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy