Pezullohet betimi i Valdrin Pjetrit për bashkinë Shkodër (VIDEO)

Pezullohet betimi i Valdrin Pjetrit për bashkinë Shkodër (VIDEO)

 Konstituimi i Këshillit Bashkiat të Shkodrës ishte parashikuar të bëhej më 20 gusht,  por i njejti është shtyrë pasi pritet përgjigjja e Prokurorisë për Valdrin Pjetrin, kryetarin e zgjedhur më 30 qershor.

Mësohet se vendimi për pezullimin e konstituimit të Këshillit Bashkiak ka ardhur nga Partia Socialiste, por nuk ka shumë detaje për këtë çështje.

Një ditë më parë Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Gjithashtu PD-ja ka paralajmëruar një protestë që pritet të zhvillohet sot në Shkodër, kundër Pjetrit. Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Vetë kryetari i PS, Edi Rama ka pezulluar kryetarin e sapozgjedhur të Shkodrës, Valtin Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy