Banorët e Rrjollit kundër resortit të “Gener 2”: Protestë para SPAK, nuk kemi botën e krimit mbas që të na mbështesë

Banorët e Rrjollit kundër resortit të “Gener 2”: Protestë para SPAK, nuk kemi botën e krimit mbas që të na mbështesë

Për të disatën ditë me radhë banorët e Rrjollit vijojnë rezistencën e tyre duke protestuat kundër projektit të “Gener 2” të Bashkim Ulaj, për ndërtimin e një fshati turistik, që përfshin vila dhe hotele luksoze, shtrihet në kufirin mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll.

 

Gazetarja Bendis Druni raportoi për “MCN Live” se ditën e djeshme u shoqëruan në policinë e Shkodrës 11 persona, mes tyre edhe gra, pasi kishin dalë herët në mëngjes për të bllokuan rrugën në mënyrë që të mos lejonin punimet. 

 

Njëra nga protestueset rrëfeu se si ndodhi gjithçka dhe pretendimin e tyre për pronësinë e tokës, duke shtuar se nuk kanë korruptuar gjyqtarë dhe as kanë botën e krimit mbas që t’i mbështesë. 

 

Po ashtu paralajmërohet protestë para SPAK dhe institucioneve ndërkombëtare.

 

Jemi liruar dje, duke respektuar pesë orarëshin e shoqërimit, na mbajtën që të mos kishim kohë të ktheheshim në protestë. U shoqëruan 9 burra dhe pleq dhe dy zonja. Unë u afrova te policia për të thënë se po zhvillojmë protestë paqësore kundër ndërtimit. 

 

Policia më shoqëroi, por gjithë toka ku kemi veprua është toka jonë. Ai zotëria po të ishte aq burrë te vinte këtu dhe të ballafaqohej me ne. Ai nuk guxon të dalë para gazetarëve se trembet nga pyetjet. Me që pretendon se i është kthyer prona që i është marrë nga të parët nga shteti komunist, pse nuk ka një dokument. 

 

Në listën e prefekturës Shkodër të parët tanë e kanë emrin sa tokë iu kanë marrë. Pse ai zotëria dhe të parët e tij nuk e kanë emrin në atë listë. Përderisa nuk e ka emrin në atë listë, ai nuk ka lidhje me pronën. Ku e ka letrën që prona i është sekuestruar nga diktatura.

 

 Kur ne na është shkruar për 10 dynym apo 100 e kemi emrin, bdërsa ai pretendon se i kanë sekuestruar 1500 dynym, dhe nuk ka asnjë dokument. Ai ka arritur një certifikatë pronësie nga Gjykata e Apelit Tiranë brenda 11 muajve, ku Fatmir Shpellzës i ka dhënë certifikatën e pronësisë, ndërsa pala tjetër nuk është marrë në shqyrtim. Gjyqtarja Vojsava Kola, po merr në qafë qindra familje. 

 

Ne nuk kemi pasur botën e krimit që të na mbështeste dhe nuk kemi korruptuar gjyqtarë. Po na çojnë drejt vetëgjyqësisë. Duam të veprojnë institucionet. Janë 1500 dynym dhe preken 17 fise. 

 

Për investitorin them vetëm kaq, nëse zotëria nuk do ishte i bindur se ne jemi pronarët e kësaj toke, nuk kishte pse të na takonte. Në të kundërt nuk kishte pse thoshte se unë e di që jeni pronarë, por ai ka dokumente. Ne do e vijojmë protestën para institucioneve ndërkombëtare dhe para SPAK. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy