
Në një intervistë që ka dhënë për për median australiane, i ati i Julian Assange, John Shipton, ka kërkuar ndihmë nga qeveria australiane për ta sjellë djalin e tij në shtëpi.
“Për muaj të tërë ai është mbajtur si një i burgosur i sigurisë së lartë, pa mundur të shkojë as në tualet i pavëzhguar. Çdo lëvzije e tij është monitoruar nga kamerat”, tha ai.
Aktualisht Assange mbahet burgun e Belmarsh-it në Londër, i cili njihet si një nga tri burgjet e sigurisë më të lartë në Angli dhe Wells dhe që mban terroristë të profilit të lartë dhe ekstremistë.
Ndërkohë avokatja e Assange-s, thotë se deklaratat e Ekuadorit për sjelljen e tij nuk janë të vërteta. Sipas saj, i vetmi shqetësim i Assange-it është ekstradimi në ShBA dhe jo përballja me drejtësinë angleze apo suedeze.



