Gazetari Artan Hoxha në MCN Live ka komentuar dështimin për të disatën herë të procesit për Dritan Dajtin me pretendimin se ai mund të arratiset gjatë transportit.
Hoxha tha se kjo është pakuptimte që ata të mos e sjellin Dajtin deri në gjykatë, teksa thekson se ky është një justifikim, është gjetur si artificë për të zvarritur këtë proces dhe se kjo tregon dobësinë e sistemit tonë gjyqësor.
Sipas tij kjo mënyra e zvarritjes së këtij procesi vonon drejtësinë, duke e kthyer atë në një proces qesharak.
Në momentin kur është arrestuar ka qenë student i juridikut dhe atje në burg është kthyer në një konsulent që kërkojnë mbështetjen e tij. Tani të thuash në vitin 2025 se nuk sjell dot në seancë një të dënuar nga Peqini në Elbasan, pra 20 minuta rrugë dhe se garanton dot këtë siguri se ai mund të arratiset nuk ka sens, sepse ku mund të arratiset ai.
Arratisja e tij në atë kohë kur ka ndodhur ka ardhur për shkak të masave të ulëta në gjykatë, policat dhe e toleronin në atë kohë se ishte student, por sot në 2025 në një proces kaq të rëndësishëm që ka të bëjë me 4 dëshmorë të atdheut, duhet të ishte interesi i gjykatës dhe shtetit që Dajti të ishte aty prezentë dhe jo të shprehen që ne se garantojmë dot sigurinë.
Kur ti se garanton dot sigurinë e Dajtit nga Peqini në Elbasan, si mund të garantosh sigurinë e Rexhepit që ka ikur 6 herë. Shqipëria sot jo që garanton vetëm Dajtin por mund të garantojë dhe sigurinë e gjithë gjykatave, por ky është një justifikim, është gjetur si artificë për të zvarritur këtë proces dhe kjo tregon dobësinë e sistemit tonë gjyqësor.
Tani jemi në një moment kur Dajti ndodhet në një burg të sigurisë së lartë dhe sjelljen e tij për të mos e sjellë në seancë se kuptoj pse e zvarritin sepse kjo mënyra e zvarritjes vonon drejtësinë, kjo po e kthen procesin në qesharak.



