Në dhjetor të vitit 2019, pak pas tërmetit të 26 nëntorit, Këshilli Bashkiak vendosi për heqjen e depozitave të ujit që ndodhen në të gjitha pallatet në Tirane, duke i lënë si detyrë administratorëve të bëjnë një llogaritje se ne sa pallate gjenden.
Por ende sot mijëra depozita uji “mbretërojnë” në kaos në soletat e tarracave dhe mbajnë 500 deri në 1 mije litra ujë. Duke folur për MCN TV një banor i zonës së Ali Demit u shpreh dakord për heqjen e depozitave, por kërkon që të ketë ujë të pijshëm. Ai thekson se kryebashkiaku i Tiranës nuk e mban fjalën.
"Heqja e depozitave do ishte mrekulli. Por Erion Veliaj një herë të vetme nuk e ka mbajtur fjalën. E gjeta me 7 orë do ta çojë në 24 thotë! Në ditë kam maksimumi një orë, një orë e gjysmë ujë. Kam një komshi që s’ka depozitë në kat të parë. Kërkon ujë nga unë. Te pallati im ka hapur Ujësjellësi disa gropa, ka dy vjet që nuk mbushen. Depozita do ishte mrekulli të hiqej, por të kishte ujë”, u shpreh një banor.
Një tjetër banore u shpreh se nuk ka ardhur askush nga bashkia që t’u kërkojë heqjen e opozitave nga tarracat e pallateve.



