Me pranga dhe me kokën ulur, nipi i ish-deputetit të PS dërgohet në Komisariat nga policë të maskuar (VIDEO)

Me pranga dhe me kokën ulur, nipi i ish-deputetit të PS dërgohet në Komisariat nga policë të maskuar (VIDEO)

Forcat RENEA dhe efektivë të policisë së Lezhës kanë arritur të vënë në pranga sot një person të shumëkërkuar, të akuzuar për një sërë veprash penale dhe i përmendur shpesh edhe në akuza politike nga opozita, LSI dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Danjan Ndoka, djali i vëllait të ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka, i akuzuar për plagosjen e aktivistit të LSI-së ditën e zgjedhjeve në Shëngjin. I rrethuar nga një numër i madh efektivësh të RENEA-s dhe policisë së Lezhës Ndoka është çuar me pranga, me duar të lidhura pas dhe me kokën ulur në Komisariatin e Lezhës mbrëmjen e sotme. Gjatë arrestimit atij iu gjet edhe një pistoletë e markës “Smith Wesson” me mulli me 6 fishekë.

Ai akuzohet për “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tentative”; “Plagosje e rëndë me dashje”; “Armëmbajtje pa leje”; “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”; “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. Ngjarjet për të cilat akuzohet kanë ndodhur në kohë të ndryshme, njëra kur Ndoka ishte 17 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy