"Maskat" grabitin një karburant në Laç

"Maskat" grabitin një karburant në Laç

Një pikë karburanti ka rënë pre e grabitjes nga tre persona të maskuar të cilët kanë kërcënuar punonjësit duke marrë paratë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit te 28 korrikut në fshatin Skuraj të Kurbinit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku nga hetimet e deritanishme rezulton se 3 persona të maskuar dhe që dyshohet se njëri prej tyre ishte i armatosur, pasi kanë lidhur rojën e karburantit, kanë vjedhur shumën monetare rreth 100 mijë lekë.

Në vendngjarje  ka mbërritur  grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë Kurbin që po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.  Uniformat blu njoftojnë se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy