Pakistan, ish-kryeministri Imran Khan dënohet me 14 vjet burg për korrupsion

Pakistan, ish-kryeministri Imran Khan dënohet me 14 vjet burg për korrupsion

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan, u dënua këtë të premte me 14 vjet burg për korrupsion.

"Unë nuk do të bëj asnjë marrëveshje dhe nuk do të kërkoj të ulin dënimin tim", tha Khan për mediat në sallën e gjyqit të ngritur në Adiala, burgun ku ai është i burgosur. 

Gruaja e tij e tretë, Bushra Bibi, u dënua me shtatë vjet burg për të njëjtën çështje në lidhje me përvetësimin e fondeve nga fondacioni i tyre Al-Qadir Trust.

Çifti akuzohet se ka pranuar një dhuratë toke nga një manjat i pasurive të patundshme, në këmbim të pastrimit të parave.

Khan ka mohuar fajësinë dhe ka insistuar që nga arrestimi i tij në 2023 se të gjitha akuzat kundër tij janë një komplot nga rivalët për ta penguar atë të kthehet në detyrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy