Akademiku dhe publicisti Apollon Baçe, duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV e konsideroi Vladimir Putinin një kriminel të krahasueshëm me Hitlerin.
Në konflikte ajo që hyn në punë është truri se sa zemra. Për mua është kriminel. Shoh paralele me Hitlerin, kanë të njëjtën gjatësi, sy të hirtë, të shohin ty dhe shohin infinitin. Për ta nuk ka vetëm unë dhe bota, ka vetëm unë. A do përfundojë ky si Hitleri nuk e di
tha Baçe.
Ai u ndal te situata në Ukrainë, duke u shprehur se elita nuk i miraton vendimet e Putinit.
Është një poezi e Brehtit ku thotë habitem se si turmat ndjekim nga pas ata që i çojnë drejt katastrofave. Ishte për Hitleri, vlen edhe sot. Me të vërtetë është një popull i madh dhe që ka gjeni. Mirëpo aty ka shtresëzime, ka cipa që dallohen nga masa.
Tek elita, inxhinierë, doktorë, artistë nuk e miratojnë. Ose mund ta miratojnë në masën 2-3 për qind. Rusët janë një popull shovinistë, që i përbuzte armenët, ukrainasit, me një farë përbuzje
u shpreh Baçe.
Ai u shpreh se Putini ka një fuqi që s’e ka pasur as Stalini.
Kur Stalini merrte vendimet mblidhte Byronë Politike, ky nuk mbledh Byro. Ti kur shfaq në mënyrë botërore shefin e Inteligjencës, mendo se çfarë sistemi ke
shtoi ai.



