
Trajneri Orges Shehi, foli për herë të parë në emisionin “Skaner” në MCN TV, pas rinovimit të kontraës me Tiranën.
Shehi deklaroi se ka marrë garanci nga presidenti, se do tentohen të afrohen lojtarë cilësorë në merkato, për të pasur një skuadër konkurruese, si gjithmonë.
Kur vjen fundi i kampionatit, kërkohet të merret më e mira. Kur ccdo gjë nuk shkon si dëshiron, mërzia është e madhe, sepse nuk ke kohë të rikuperosh. Në fund të kampionatit, trajnerit, por edhe lojtarëve, mund t’iu përfundojë kontrata.
Kanë qenë dy ditë shumë intensive dhe me ngarkesë, për tu vendosur e ardhmja ime. Morëm vendimin që të vazhdojmë dhe të tentojmë të marrim maksimumin për sezonin tjetër.
Rinovimi më herët? Ne në Shqipëri jetojmë dhe gjërat i lemë për në moment të fundit. Nuk është gjithçka trajneri. Trajneri është projekt dhe skuadra. Na është dhënë garanci, që do jemi skuadër që lufton për objektiva madhorë, sicc e ka statusin klubin. Shumica e lojtarëve janë me kontratë, por janë edhe disa që duhen zëvendësuar. Ato tetë lojtarë që kemi me kontratë, të marrim edhe të tjerë, me përforcimet që të jenë në nivel të mirë dhe të synojmë objektivat madhorë.
Nga Disiplina, vetëm dy lojtarë janë me dënime të gjata. Është mundësia e apelimit, që klubi e ka bërë. Lojtarët duhet të jenë të gatshëm për Europën, nëse nuk janë në Europë, do të jetë shumë e vështirë.
Tani mund të them se nga dallga nuk jemi mbytur. Kemi dalë në sipërfaqe. Do fillojmë të notojmë. Nga garancitë që kemi marrë, ai do tentojë të sjellë lojtarë cilësorë, që do kenë edhe kosto. Këtë garanci e kemi marrë.



