Mediat turke: Erdogan do t'i propozojë Zelensky-t një takim me Putinin

Mediat turke: Erdogan do t'i propozojë Zelensky-t një takim me Putinin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do t'i propozojë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të organizojë një takim me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin. 

Ky lajm është raportuar nga mediat turke, ndërsa Erdogan pritet në Lviv ku do të takohet me Zelenskyn dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres. 

Presidenti turk, i cili po vepron gjithnjë e më shumë si ndërmjetës për konfliktin ukrainas, së fundmi zhvilloi bisedime me Putinin në Soçi. 

Kreu i shtetit ukrainas ka propozuar më parë një përballje të drejtpërdrejtë me Putinin, i cili nuk pranoi duke argumentuar se nuk kishte kushte minimale dhe në veçanti një axhendë konkrete për të diskutuar. 

Sipas CNN Turk, ideja do të ishte të propozohej që Putin dhe Zelensky të takohen për të përcaktuar udhërrëfyesin drejt një zgjidhjeje të konfliktit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy