Bardhi: Parlamenti ka rënë, do vazhdojmë si të na teket

Bardhi: Parlamenti ka rënë, do vazhdojmë si të na teket

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi deklaroi se regjimi qeverisës nuk njeh ligj dhe Kushtetutë.

Duke folur për mediat pas seancës së sotme parlamentare, ku opozita u pengua nga Garda që të hynte, për shkak të deputetëve të përjashtuar që dogjën karriget, Bardhi tha se nuk ka jetë normale parlamentare.

Këtë po e tregon me luftën që po bën me opozitën në tërësi, me qytetarët e ndershëm të këtij vendi që kanë vendosur t’i qëndrojnë përballë regjimit të Edi Ramës.

Nëse ju duket jetë normale parlamentare ku kryetarja e parlamentit hyn si mi? Këtu problemi është që ka rënë Parlamenti.

Nuk bën asgjë më shumë dhe as më pak Putini se kjo që bën Rama. Sjell deputetët e tij si dele në Kuvend që të përplasen me deputetët e opozitës ndërkohë që vetë fshihet në Surrel.

Ne do vazhdojmë si të na teket, rast pas rasti do veprojmë me këtë godinë, me godinën e kryeministrisë dhe çdo godinë ku është strehuar brenda saj krimi i organizuar.

Nuk ka pasur asnjëherë marrëveshje me Edi Ramën. Kemi detyruar Edi Ramën të njohë ato të drejta dhe të plotësojë ato kushte që kishte vendosur opozita në kuadër të atij aksioni.

Karriget janë mjet pune i deputetit, deputeti mund ta humbë dhe ta dëmtojë dhe ta paguajë.

Ndërsa deputetit Dashnor Sula tha për MCN TV se aksioni do vazhdojë ditë pas dite dje se gjërat janë në vazhdimësi.

Ky Parlament nuk është normal. Parlamenti është kthyer në zyrë noterie, edhe pse ka rregullat e veta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy