Punonjësi hotelit rezulton pozitiv, karantinë me 5 yje për 500 turistë

Punonjësi hotelit rezulton pozitiv, karantinë me 5 yje për 500 turistë

Pushimet e kësaj vere nuk kanë qenë të zakonta. 500 turistët e një resorti në Sardenjë të Italisë janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për shkak të koronavirusit.

E gjithë kjo ka ndodhur pas një rasti pozitiv mes stafit të strukturës turistike.

Pas kësaj njësia e administrimit të pandemisë në rajon ka testuar të gjithë të pranishmit në resort të cilët duhet të qëndrojnë të mbyllur deri në daljen e përgjigjeve.

Dy turistë nuk ishin dakord me këtë vendim dhe tentuan të largoheshin, por u ndaluan menjëherë nga forcat e rendit.

Kryebashkiaku i Madalenës, Luca Montella shpjegon se nuk ka asnjë alarm dhe se të gjithë të pranishmëve iu është kërkuar të qëndrojnë në resort deri në daljen e rezultateve.

Gjithashtu ai ka ndërmarrë një urdhër të ri ku iu kërkohet të gjithëve të mbajnë maska në rrugët e qendrës së qytetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy