Tomorri: Mbetjet pa kontroll nga askush prej 3 vjetësh, tani po përpiqen t’ia japin privatit

Tomorri: Mbetjet pa kontroll nga askush prej 3 vjetësh, tani po përpiqen t’ia japin privatit

Pak javë më parë, me vendim qeverie është ngritur Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Klodian Tomorri tha se kjo agjenci është autoriteti i parë në pas 3 vitesh, të cilit i kalohet përgjegjësia e menaxhimit të mbetjeve. Tomorri tha se po synohet që mbetjet t’i kalohen një landfilli privat për shkak të pamundësisë për t’i dhënë zgjidhje situatës së krijuar.

Drupal Ad
U paguan paratë për inceneratorin. Nuk u ndërtua, tani mbetjet janë kapicë. Agjencia që administron landfillin nuk pranon më dhera dhe inerte. Tani këta i hedhin nëpër lumen dhe ku të gjejnë vend. Pra paguam 100 e ca milionë euro dhe nuk u zgjidh problemi. Duhet gjetur vend i ri për të hedhur mbetjet. Këta kanë krijuar këtë agjencinë, dhe i kanë dhënë përgjegjësinë e menaxhimit të mbetjeve. Po përflitet lart e poshtë që mund të ketë një licencë të re për një landfill privat në Tiranë dhe kjo agjenci do të lidhë me të marrëveshjen. Ajo që ka ndodhur është e paprecedent. Që nga marsi 2022 mbetjet nuk kanë qenë në fushën e përgjegjësisë së asnjë ministrie. U lanë jetim, nuk kontrolloheshin nga askush. Pasi e lanë tre vjet rresht, është njësoj sikur të lihet energjia, të mos ketë autoritet. Kanë vënë një drejtor, mbi të cilin ka pasur akuza nga opozita.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy