
Presidenti amerikan Donald Trump kaloi më shumë se dy orë dje në Qendrën Kombëtare Mjekësore “Walter Reed” afër Uashington, për atë që Shtëpia e Bardhë e ka quajtur një kontroll mjekësor rutinë, pjesë të kontrolleve vjetore. Një takim, i cili megjithatë nuk u tregua në programin zyrtar të veprimtarive të presidentit për fundjavën, siç ndodh zakonisht.
Herën e fundit që Trump iu nënshtrua një kontrolli të tillë ishet në muajin shkurt.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham shpjegoi se presidentin 73-vjeçar e pret një vit pune shumë I ngarkuar dhe për këtë arsye u përfitua nga një fundjavë e lirë nga angazhimet në Uashington për të filluar një pjesë të kontrolleve mjekësore. Grisham nuk specifikoi se cilat testeve iu nënshtrua Trump dhe as nuk shpjegoi pse ekzaminimi mjekësor nuk u tregua paraprakisht, siç është bërë herët e tjera.



