
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara në media, se gjykata ka nxjerrë 19 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Sipas lajmeve të publikuara, ndër personat e vënë nën masë përfshiheshin edhe dy personazhe të botës së medias.

Reagimi i SPAK
"Më lejoni t’ju informoj lidhur me lajmet e publikuara dje në disa nga mediat:
SPAK po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin dhe mbrojtjen e publikut. Nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës dhe ju kërkojmë me mirësjellje të shmangin spekulimet që mund të dëmtojnë punën tonë. Në momentin që do të kemi njoftime për të ndarë me median padyshim do të viheni në dijeni.
Gjithë të mirat!"



