
Rrjetat e një peshkarexhe kanë kapur sot një minë e cila dyshohet se i përket kohës të Luftës së Dytë Botërore.
Mësohet se mina ngeci në rrjetet e peshkimit ditën e sotme në brigjet e qytetit të Vlorës pranë ishullit të Sazanit.
Menjëherë pas zbulimit të minës, peshkarexha është ankoruar në Vlorë, së bashku me minën që peshon 500 kg.
Forcat e Armatosura kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe e kanë nxjerrë në tokë minën, duke bërë edhe procedurat përkatëse.



