Mosdekretimi i Lleshit, Rama: Meta nuk e ka thënë fjalën e fundit, shihni rastin e Helidon Bendos

Mosdekretimi i Lleshit, Rama: Meta nuk e ka thënë fjalën e fundit, shihni rastin e Helidon Bendos

Parlamenti është mbledhur sot në një seancë jashtë radhe për të votuar dekretin e Presidentit Meta për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm. Duke iu referuar mosdekretimit të Sandër Lleshit nga ana e Metës, kryeministri Rama u shpreh se argumentimi i kreut të shtetit në këtë rast nuk ka asnjë referencë kushtetuese dhe ligjore.

“Që kur hyri në presidencë pas asaj dalldisjes fatkeqe të rrugës së Shqipërisë me flamurin e LSI-së, ai e ka justifikuar thuajse plotësisht votën tonë. Ka respektuar kushtetutën, ka peshuar fjalën dhe barazpeshuar qëndrimin, por qysh prej të shtunës në mbrëmje kemi një problem me presidentin e Republikës. Kushdo ka të drejtën e vet të mos na besojë, kritikojë, por askush tjetër përveç popullit sovran as e ka dhe as e merr dot të drejtën të na pengojë në ushtrimin e mandatit tonë kushtetues. Kjo vlen dhe për presidentin. Nuk figuron gjëkundi kompetenca e refuzimit  të ministrave që gëzojnë besimin e kryeministrit.Edhe pse Kushtetuta nuk i njeh presidentit të Republikës as shprehimisht as me nënkuptim kompetencën për të refuzuar anëtarët e qeverisë, presidenti ka formuluar një letër pa asnjë referencë ligjore”, tha ai.

Rama tha se edhe pas verifikimeve që ka kryer presidenca, figura e ministrit të propozuar rezulton e pastër. “Unë nuk kam asnjë objeksion pse për general Sandër Lleshin u kërkuan letra pastërtie si për asnjë ministër të Brendshëm, me adresa të pavizituara ndonjëherë nga postieri i Presidencës. Pavarësisht pastërtisë skënderbegase të figurës së tij, një mendje e keqe mund të thotë mos është pikërisht kjo ajo që e shqetëson Ilir Metën? Kjo nuk është mendja ime”, tha ai.

Rama u shpreh më tej se mobindja e presidentit Meta për dekretimin e Sandër Lleshit nuk është përfundimtare dhe risolli në vëmendje dekretimin që presidenti i bëri sot Helidon Bendos, pas më shumë se një viti në detyrën e drejtorit të SHISH-it.

“Koha e plotë që mori presidenti dhe fakti që në këtë vend ku edhe xhamia futet në thes me kollajllëkun më të madh, për gjeneral Sandër Llleshin as vetë KinoSHQUP-i nuk prodhoi ndonjë video apo audio nuk janë pak si fillim. Pranaj unë vetë nuk e kam humbur besimin se presidenti nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit. Ashtu siç nuk e kisha humbur besimin se një tjetër figure e pastër, e kyçur prej një viti, do të dekretohej drejtor i Shërbimit Informativ”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy