
Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiani pasditen e së dielës me 8 kilogramë drogë në makinë.
htetasit H.G i moshës 42 vjeç dhe 21 vjeçari me inicialet H.S pasi janë ndjekur nga policia janë ndaluar në San Dona ku edhe u konfiskua droga e gjetur ne makinë.
Mediat italiane shkruajnë se Volsksëageni gri kishte rënë në sy të banorëve si i dyshimtë dhe ata më pas kishin njoftuar autoritetet. Droga e llojit marijuanë u gjet në pjesën e pasme të makinës, ndërsa në shtëpinë e tyre gjatë kontrollit u gjetën dy matës të saktë të drogës të cilën dy shqiptarët kishin bërë gati për ta shitur. Dy shqiptarët u dërguan në paraburgim në Venecia.



