Kryeministri Edi Rama në një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Fierit është shprehur se puna me gratë është shumë e mirë dhe se ia kemi parë hairin.
“Nuk e prisja kur në jetën time që të isha i rrethuar nga kaq shumë gra. Nuk di nga të ndalohem se…
Ndërsa mua kjo punë më ka mësuar që kur do muhabet rri me burra, kur do të mbarosh punë rri me gra.
Dhe kjo ndodh me ju, se ata që janë në shtëpi vetëm muhabet dua.
Ne ua kemi parë hairin punës së gruas.
Ka dhe burra të shkëlqyer ka dhe gra që o zot mos ti kesh afër.
Ka burra që thonë po po do ta mbaroj. Ndërsa gruaja vjen dhe thotë që e mbarova punën”.



