SHBA: Nuk inkurajojmë sulmet në territorin rus

SHBA: Nuk inkurajojmë sulmet në territorin rus

SHBA-ja “nuk po e inkurajon apo mundëson Ukrainën të godasë përtej kufijve të saj”, u tha gazetarëve të mërkurën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre. Jean-Pierre foli pas një tentative sulmi me dron në Kremlin.

Dy avionë të vegjël pa pilot u rrëzuan mbi rezidencën e punës të Vladimir Putin, njoftoi zyra e presidentit rus të mërkurën në mëngjes. 

Në një deklaratë, Kremlini e përshkroi sulmin si një "aksion terrorist të planifikuar paraprakisht" nga forcat ukrainase dhe një përpjekje për të vrarë Putinin. Kievi zyrtar i hodhi poshtë këto akuza.

Forcat ukrainase kanë nisur sulme të shumta në tokën ruse që nga fillimi i operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë vitin e kaluar. Çdo herë, zyrtarët amerikanë kanë këmbëngulur se ata "as nuk i inkurajuan dhe as i mundësonin" sulmet, siç tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken pas një sulmi me dron mbi objektet ushtarake ruse në dhjetor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy