Korreshi: S’do ketë normalitet në Kuvend nëse nuk lexohet emri i kreut të grupit tonë parlamentar (VIDEO)

Korreshi: S’do ketë normalitet në Kuvend nëse nuk lexohet emri i kreut të grupit tonë parlamentar (VIDEO)

Deputeti demokrat Saimir Korreshi foli në një lidhje me skype në MCN Live pas përplasjeve në Komisionin e Ligjeve. Korreshi theksoi se nuk mund të ketë normalitet në Kuvend në rast se Lindita Nikolla nuk do lexojë ermin e Gazment Bardhit si kryetar të grupit parlamentar të PD. Korreshi tha se dy pika të tjera që duhet të plotësohen janë respektimi i Kushtetutës, dhe që Oerd Bylykbashi të vendoset kryetar në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Korreshi tha se Sekretariati i Etikës nuk e ka njoftuar në afatin e duhur për mbledhjen, ndërsa e konsideroi të paprecedentë përjashtimin e 23 deputetëve të opozitës nga Kuvendi. 

Ka një gjë që nuk shkon, nuk mundet komisioni i ligjeve të shkelë ligjet, dhe kryetarja e komisionit ta përdorë si letër higjienike rregulloren. Janë bërë dy mbledhje të Sekretariatit, të rregulloreve dhe etikës, për mbledhjen e parë më njoftojnë 43 minuta më parë dhe vjen materiali 13 minuta më para. Nuk mund të vish nga Lushnja në Tiranë për 40 minuta. Ditën e dytë kur më përjashtuan, rregullorja përcakton që të përjashtuarit duhet të dëgjohen. Na njoftojnë 12 minuta më parë! Me paturpësinë më të madhe më thonë që do rrish gati. Pse pas derës së kryetares së komisionit të ligjeve rri unë. Unë nuk hedh fall, nuk jam orakull, nuk lexoj letra. Sot i kam kërkuar fjalën për procedurë. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve shkel rregulloren me dy këmbë. A e di kryetarja e Kuvendit se çfarë është bërë?! Në bëmë edhe ankimim në Byro, a u mblodh Byroja?! Ne s’po kërkojmë asgjë tjetër veç zbatimit të Rregullorës. E ka 24 orë para rregullorja të njoftohet Sekretariati i Etikës. 

Nëse shkel ligjin patjetër do dëgjosh edhe këto tjerat. Se vazhdojnë me pjesën që të mos e marr vesh njeri. Se duket sikur ne kemi vajtur me kallash në Parlament. A thua se do t’i zëmë vendin Bushkës ne. A ka një normalitet në anormalitet?! Dje na nxorën të gjithëve përpara Gardën e Republikës. Pse ka luftë? Ka parë ndonjë deputet me armë. Është hera e parë që përjashtohen 23 deputetë. 23 deputetë kërkojnë që të mblidhet Sekretariati i Etikës. Unë jam anëtar i Sekretariatit të Etikës. Mua më njoftuan 12 minuta para, pa më thënë vendin ku do mblidhej. Ne e ankimuam ditën e premte, brenda afateve. Rregullorja thotë që po s’u mblodh Byroja për 2 ditë, automatikisht qëndron në fuqi vendimi i Sekretariatit të Etikës. E kuptoni që Byroja nuk dënjoi ta marrë në konsideratë vendimin! Unë s’kam thënë gjë fare, se ata na kanë përdhosur, por e mbajta pak etikën. Ne vemi në orën 12:00 në komision, ajo vjen në 12:10. Pse me ne tallet ajo?! Nuk mund të rrish te zyra të pish kafe.  Nuk është normale ajo sjellje e jona, nuk është se pajtohem me këtë gjë. Por ashtu si nuk pajtohem me mos respektimin e ligjit. Sepse ju merreni vetëm me pasojën dhe jo me atë që e solli këtë pasojë. 

Ne hymë dhe gjetëm, le që dyert anësore ishin të gjitha të mbyllura. Gjetëm të gjithë Gardën të rreshtuar te foltorja. Kryetari i grupit parlamentar i tha duhet të largosh gardën sepse ne jemi të ulur. Nëse përmbushen kushtet, njohja e kryetarit të grupit parlamentar, zbatimi i nenit 16 që përcakton se anëtarët e grupit parlamentar njohin kryetarin, është kushti. Janë tre pika. E dyta është respektimi i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 77 që i jep të drejtën opozitës që me ¼ për ngritjen e komisioneve hetimore. Kusht është që objekti i veprimtarisë të mos jetë anti-ligjor. I vetmi instrument që ka opozita për të kontrolluar të gjitha aferat...E treta të 43 deputetët kemi kërkuar që te reforma zgjedhore të vendoset kryetar Oerd Bylykbashi. Ne po protestojmë për këto tri pika, që Nikolla të mos ta trajtojë Parlamentin si shtëpinë e vet. Nëse këto tri kërkesa tonat merren në konsideratë Parlamenti i kthehet normalitetit. E gjithë kauza e opozitës është për këto tre pika, absolutisht për asgjë tjetër. Nuk mund të ketë normalitet në rast se Lindita Nikolla nuk do lexojë ermin e kryetarit të grupit parlamentar të PD”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy