
Ishte bashkuar me trupat ukrainase, që në ditën e parë të agresionit rus. Por gjatë sulmit në Irpin, në periferi të Kievit, aktori dhe prezantuesi ukrainas Pavlo (Pasha) Lee, 33 vjeç, mbeti i vrarë.
Lajmi për vdekjen e tij u raportua nga mediat ukrainase, duke cituar kreun e unionit kombëtar të gazetarëve, Serhiy Tomilenko.
I lindur në Krime, Pasha Lee, ishte një prezantues i njohur në kanalin “Dom”. Ai njihej edhe si aktor në disa filma.
Prej disa ditësh në qytetin e Irpin, forcat ruse po përparojnë me tanke dhe mjete të rënda, duke shkaktuar përplasje të ashpra.
Rusia pushtoi dhe aneksoi vendlindjen e Lee, Krimenë në mars 2014 dhe disa javë më vonë, shprehu mbështetjen e saj pas separatistëve pro-rusë në rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.



