
Ilir Meta u mor dje në pyetje në SPAK për dy orë në lidhje me aferën CEZ-DIA me një dëm në buxhetin në shtetit prej 414 milionë euro. Ai pretendoi se rihapja e çështjes është politike dhe e bazuar në kallëzimin e një të dënuari për shpifje.
Lidhur me këtë fakt, gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN tv, se pretendimi i Metës se dosja është gjykuar dy herë, nuk qëndron, porse është hapur vetëm si kallëzim.
Dosja CEZ/DIA, është një histori që ka pasur edhe më herët komision hetimor, është e vetmja histori që coi materialet në prokurori. Deri tani rezulton si çështja me dëmin më të madh me dëmin financiar të shkaktuar tatimpaguesve shqiptar.
Histori e abuzimit të pushtetit dhe korrupsionit që i ka brenda të gjitha palët, që në momentin se si u privatizuar OSSHE, dhe deri në momentin kur është rinegociuar nga qeveria shqiptare kur erdhi Rama-Meta, që kompania ceke ta merrte.
I vetmi i hetuar deri më tani është Kastriot Ismailaj dhe ai e bëri burgun,.
Pretendimi i Metës se dosja është gjykuar dy herë, nuk qëndron, është hapur vetëm si kallëzim disa herë, është pushuar një herë, ka filluar sërish. Kallëzimi për të cilën sot thirret Meta në SPAK është dosja numër 55, është ndjekur nga Dumani direkt.



