Myshketa: Pushimet luks jo i aksesueshëm për të gjithë, plazhet publike nuk kanë kushtet minimale

Myshketa: Pushimet luks jo i aksesueshëm për të gjithë, plazhet publike nuk kanë kushtet minimale

Joni Myshketa, Këshilltar i Bashkisë Durrës në MCN Economy ka komentuar për kushtet në plazhe, cilësinë e ujit dhe hapësirat publike.

Ai u shpreh se edhe këtë vit është ndjerë rishtazi rritja e çmimeve, por jo vetëm në sektorin e turizmit, por dhe në shportën ushqimore duke i kthyer pushimet në një luks jo i aksesueshëm për të gjithë.

Ndërsa sa i përket cilësisë së ujit ai tha se është mosmirëmbajtja ajo që shkakton dhe ndotjen e ujit, ku mosfunksionimi i duhur i institucioneve përkatëse sa i përket trajtimit të ujërave të zeza sjell dhe ndotjen e ujit.

Drupal Ad

 

 

 

Unë dua të theksoj faktin se operatorët turistik është në pararojë në lidhje me shtetin me strukturat akomoduese. Është ndjerë rishtazi rritja e çmimeve e cila nuk është e paqenësishme, por jo vetëm në sektorin e turizmit por dhe në shportën ushqimore e cila është bërë e papërballueshme dhe turizmi mund të them se është kthyer në një luks jo i aksesueshëm për të gjithë. Duhet të ketë një rakordim më të mirë mes privatit dhe shtetit të cilët shihen si konkurentë dhe jo si partnerë.

Sa i përket cilësisë së ujit në plazhet tona unë personalisht kam denoncuar disa herë mospastrimin e kanaleve kulluese që rrjedhin në det. Për shembull pranë Kavaleshencës këto kanale mbartin papastërti të shumta dhe gjithë këto mbetje derdhen në det. Para se të fillonte sezoni veror publikova disa foto që pas disa reshjesh të dendura shiu ajo zonë ishte mbushur me papastërti.

Pjesa e papastërtisë së ujit, ujë është një bekim nga natyra, por është mosmirëmbajtja që bën ndotjen e ujit. Është marrë një nismë qe ishte trajtimi i ujërave të zeza ku i imponohej bizneseve përgjatë vijës bregdetare që të bënin këtë investim ku detyroheshin të bënin këtë investim.

Mendoj që institucionet duhet të bëjnë detyrën për të cilat paguhen nga taksat tona, të bëjnë pastrimin e ujërave të zeza. Për këtë nismë është krijuar një taskforcë për mos implementimin e këtij impianti të trajtimit të ujërave të zeza që jo të gjithë bizneset e kanë të mundur për ta bërë. Mosfunksionimi i institucioneve përkatëse kërkon t’ja kalojë këtë barrë bizneseve.

I pyetur se sa respektohen hapësirat publike, Myshketa tha se ato nuk janë të aksesueshme për të gjithë banorët dhe se në ato hapësira mungojnë kushtet minimale. Sipas tij duhet bërë trasparencë sa i përket vendndodhjes së plazheve publike.

Plazhet publike nuk janë të aksesueshme për të gjithë banorët, kur dikur këto plazhe ishin pjesë e jetës sociale. Plazhet publike kanë disa mangësi, nuk ka një shpërndarje proporcionale sepse kërkesa ndaj bizneseve është shumë e madhe.

Mund të them që mungojnë dhe tabelat informuese për atë plazh publik, sikurse mungojnë dhe vrojtuesit. Dallohet një diktiminim i kushteve që krijohet mes publikut dhe privatit. Organet kompetente i kanë të mirë përcaktuara detyrat dhe në lidhje me zonat publike është bashkia që bënë ndarjen mes publikut dhe privatit 20 me 80 %, por duhet të ketë dhe një informim të mirë lidhur me zonat publike se cilat janë dhe ku janë. Është bashkia ajo që monitoron dhe është përgjegjëse për ndarjen e plazheve, për të cilat kemi pasur dhe konflikte të rënda me viktima.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy