Maçolli: Në Lezhë na kanë informuar për shit-blerje vote, perceptim se fenomeni është më i lartë në Veri (VIDEO)

Maçolli: Në Lezhë na kanë informuar për shit-blerje vote, perceptim se fenomeni është më i lartë në Veri (VIDEO)

Erdion Maçolli, avokat nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit evidentoi në MCN Live problematika të procesit zgjedhor të monitoruara nga ky institucion. Maçolli theksoi se problematikë kryesore mbetet shit-blerja e votës, duke shtuar se qytetarët kanë raportuar për persona të njohur, apo të afërt të lidhur me këtë fenomen. Maçolli tha se perceptimi më i lartë për shit-blerje votash është në Veri dhe kryesisht në qytetin e Lezhës. Megjithatë ai shtoi se nuk ka informacion për palët e përfshira.

Për sa i përket organizimit ditën e zgjedhjeve, një problematike që është vërejtur është grumbullimet pranë qendrave të votimit të personave të paautorizuar për të qëndruar në QV, që kanë krijuar një klime jo të përshtatshme në afërsi të QV-ve. Në procesin parazgjedhor është vërejtur një përdorim i burimeve shtetërore nga subjekte të caktuara politike. Shit-blerja e votës është një nga problemet kryesore të organizimit të zgjedhjeve. Perceptimi për shit-blerjen e votës mbetet masiv. Nga të dhënat që kemi përpunuar me qytetarët, evidentohet se ky është një fenomen për të cilin ata kanë dëgjuar. Veçantia është që qytetarët nuk raportojnë raste të shit-blerjes së votës të lidhur drejtpërdrejt me ta, por referojnë se persona të njohur, të afërm, janë përfshirë në këtë proces ose kanë pasur oferta nga subjektet. Kujtojmë që është vepër penale dhe e dënueshme dhe kompetente janë Prokuroritë e rretheve. Ndëshkueshmëria e krimit zgjedhor dhe shit-blerjes së votës është në nivele shumë të ulëta. Janë rreth 54 procedime për krime zgjedhore, 88 shtetas janë të proceduar. Ky fenomen nuk dënohet nga partitë politike. Ka persona për të cilët ka akuza për këtë fenomen, dhe këta persona vazhdojnë të jenë të atashuar pranë partive politike, janë në strukturat drejtuese, apo drejtojnë fushata. Në zonat e Veriut është perceptimi më i lartë. Ekziston perceptim për Lezhën, ku qytetarë të ndryshme na kanë vendosur në dijeni për këtë fenomen. Në Juglindje është në masë më të ulët. Por është fenomen i shtirë në territor. Nuk e kemi informacionin se cilat janë palët dhe është detyra e organeve proceduese për ta zbardhur. Hetimet për krimin zgjedhor s’janë të shpejta, transparente dhe gjithëpërfshirëse. Shohim standarde të ndryshme. Nuk jepet informacion se çfarë po bëhet me dosje të krimit zgjedhor”.

Lidhur me implementimin e teknologjisë në zgjedhje, Maçolli tha: “Nuk ka qenë i mjaftueshëm informimi i qytetarëve, pasi ditën e votimit në tre bashkitë, numri i qytetarëve që s’dinin të votonin në pajisjen elektronike ka qenë shumë i madh. Ka një vijë shumë të hollë mes votimit familjar dhe ndihmës së gabuar. Në rast se zgjedhësi shoqërohet në dhomën e fshehtë nga një person tjetër ky është votim familjar. Kam konstatuar raste kur qytetarë njoftoheshin që e kanë shprehur vullnetin dhe zgjedhësi s’ishte në dijeni të këtij fakti dhe thoshte ‘pse unë kam votuar’ ”.

Maçolli tha se Komiteti Shqiptar i Helsinkit nuk ka monitoruar procesin e votimit në burgje. Megjithatë ai shtoi se Prokuroria duhet të kryejë hetime, pasi në disa bashki mund të ketë pasur ndikim në raport me rezultatin final.

Fatkeqësisht në këto zgjedhje s’e kemi monitoruar procesin e votimit në institucionet e mbyllura. Për shkak të kufizimit në burime njerëzore e kemi pasur të pamundur të monitrojmë këtë proces. Ligji për dekriminalizimit, ku kategori të caktuar shtetasish, i përjashton nga e drejta e votimit. Në institucionet e mbyllura, ekziston një rrezik më i shtuar për të ndikuar zgjedhësit për të votuar në një mënyrë të caktuar. Është parim i njohur në proceset zgjedhore, që sa më i shtypur dhe sa më i kontrollueshëm të jetë një subjekt në pikëpamje të lirive dhe të drejtave, aq më i ndikueshëm është. Në burgje ekziston një situatë e tillë, kur për shkak të kufizimit të lirisë së këtyre personave dhe favoreve që mund t’u ofrohen në të ardhmen, vota e tyre të ndikohet. Por mbi raste konkrete s’kemi të dhëna. Është krim i rëndë zgjedhor në rast se ka ndodhur. Prokuroria duhet të kryejë hetime të plota dhe të shpejta edhe për shkak se në disa bashki rezultati është i afërt dhe mënyra e organizimit të zgjedhjeve në institucionet e mbyllura mund të jetë ndikuese në rezultatin final”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy