
Aktori Kevin Spacey është marrë pyetje në SHBA nga Policia Metropolitane mbi akuzat për sulm seksual në Britani të Madhe, sipas revistës Variety.
Në muajin maj dedektivët e Scotland Yard udhëtuan në SHBA për të intervistuar fituesin e çmimit Oskar, Spacey, i cili mbahej nën mbikëqyrje.
Ai po përballet me gjashtë akuza për sulme seksuale në Britaninë e Madhe midis viteve 1996 dhe 2013. Policia tha se ishte intervistuar vullnetarisht - ai nuk u arrestua.
Mbi Spacey-n bie një numër i madh dyshimesh për sulme seksuale, por ai i mohon ato.
Spacey, 59 vjeç, ndërmjet viteve 2004 dhe 2015, ishte drejtor artistik në teatrin “The Old Vic” të Londrës.



