Reshje breshëri në disa fshatra të Korçës, dëme të konsiderueshme në bujqësi

Reshje breshëri në disa fshatra të Korçës, dëme të konsiderueshme në bujqësi

Pas fshatrave të Ersekës reshjet e shiut dhe breshrit kanë prekur edhe fshatrat e Korçës, kryesisht Voskop, Goskov dhe Gjonomadh.

Ende nuk dihet për dëmet e shkaktuara, por paraprakisht sipas banorëve ka dëme tek pemëtoret me fruta të zhvilluara dhe të mbjellat e sezonit.

Shiu i shoqëruar edhe me breshër zgjati afro 30 minuta. Grupet e punës kanë zbritur në terren që sot dhe do të vijojnë edhe gjatë mëngjesit të së martës për të evidentuar dëmet e shkaktuara.

Kujtojmë se si rezultat i punës së kryer ditën e sotme në Ersekë u evidentuan 10 ha me perime, dëmi 80-100%, 4000 rrënjë kumbulla dhe mollë, dëmi 80-90% dhe sipërfaqe të mëdha me drithëra, dëmi i së cilave shkon deri në 50%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy