Analisti dhe anëtar i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, Gurakuç Kuçi në një lidhje skype me studiona e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me debatin për targat në Kosovë.
Ai tha se lista serbe po shkel të drejtat e Kosovës, ndërsa theksoi se negociatat mbeten rruga e vetme për të arritur një zgjidhje.
Sipas tij, diplomacia e Kosovës ka dëhstuar, ndërsa shtoi se jemi duke i dhënë materiale Serbisë që të sillet ajo si ‘viktimë’.
Kosova është duke u përballur me presion diplomatik por po tenton ta ndryshojë rolin e vet në marrëdhënie me negociatat me Serbinë sepse deri tani s’ka pasur ndonjë avancim me këto negociata. Lista serbe është ajo që po shkel të drejtat e tyre në Kosovë dhe jo Kosova. Nuk ka asnjë incident të vetëm mes Kosovës dhe Serbisë dhe targat s’po realizohen sepse Serbia po i mban në kërcënim dhe Kosova nga ana tjetër s’ka arritur që të sigurojë sigurinë. Prandaj duhet të hyhet në negociatave sepse kjo nuk është çështje e re, duhet që të tregojë maturi diplomatike Kosova në negociata dhe të bëhet e dëgjueshme me ndërkombëtarët, por jo e verbër, por të ketë relacion koherent ku të ofronte dhe alternativat e veta lidhur me zgjidhjen e kësaj çështje. Deklaratat e partnerëve ndërkombëtarë duhet të kaptohen drejtë mesazhet e tyre, ata mundohen të japin alternativa të paanshme. Kosova duhet të tregohet diplomatike me negociatat, dhe kjo nuk po tentohet nga Kosova të bëjë një politikë të aftë. Diplomacia e Kosovës ka dështuar dhe nuk po e merr veten as me këtë qeveri. Po i japim materiale Serbisë të sillet si viktimë



