Arkeologët zbulojnë një mumje në dy varreza të lashta në Egjipt

Arkeologët zbulojnë një mumje në dy varreza të lashta në Egjipt

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një mumje në një nga dy varret e vogla antike, në jug të qytetit Luxor.

Varret u gjetën në 1990 nga arkeologu gjerman Frederic Kampp. Që nga zbulimi i Kampp dy varret u lanë të paprekura deri sa një mision arkeologjik egjiptian ka filluar punën.

Sipas autoriteteve vendase, këto konsiderohet se datojnë prej para 3,500 vitesh dhe me këtë hap është shprehur dëshira që shteti t’i rrisë përpjekjet për gjallërimin e sektorit të turizmit.

Varrezat janë gjetur një pjesën perëndimore të lumit Nil, derisa janë zbulimi i fundit në vendin që njihet për tempuj dhe varreza që përfshijnë historinë e lashtë egjiptiane.

“Me të vërtetë është një ditë e jashtëzakonshme”, ka thënë ministri i Antikiteteve, Khaled al-Anani.

“E kemi ditur se ekzistojnë varreza private, mirëpo kjo është hera e parë që i kemi identifikuar ato”.

Al-Anani, ka thënë se zbulimet janë një tjetër përpjekje e ministrisë për të ringjallur turizimin, i cili është goditur rëndë nga sulmet ekstremiste dhe trazirat politike të vitit 2011.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy